Në një ndeshje mjaft të fortë, Peja ka shënuar fitore përballë Proton Cable Prizreni.
Në "Sezai Surroi", skuadra pejane triumfoi me rezultat 93:111.
Mysafirët dominuan thuajse në të gjithë çerekët (19:32, 30:36, 31:17, 13:26).
Basketbollisti më i daluuar tek skuadra nga Prizreni ishte Cockfield me 19 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.
Derisa tek "Shqiponjat" u dalluan dy basketbollistë, Justin Davis me 30 pikë e 12 kërcime dhe Sadio Doucoure me 18 pikë e tetë kërcime.
Peja aktualisht gjendet në vendin e dytë të Prince Caffe Superligës me 28 pikë.
Ndërkaq, Proton Cable Prizreni, është në të shtatin me 21 pikë.
______________________________________________________________________________________________________
Ka përfunduar çereku i tretë i lojës Proton Cable Prizreni - Peja.
10 minutat e treta përfunduan sërish me epërsi të Pejës, prej pesë pikësh 80:85.
Skuadra vendase bëri lojë më të mirë në këtë çerek, pasi që në përfundim të pjesës së parë loja përfundoi me 13 pikë epërsi.
______________________________________________________________________________________________________
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Proton Cable Prizreni - Peja.
Gjatë 20 minutave të para të ndeshjes është vërejtur një dominim total nga skuadra pejane.
Mysafirët shkuan në pushim me 18 pikë epërsi.
Aktualisht, rezultati në palestrën "Sezai Surroi" është 49:68.
______________________________________________
Në palestrën "Sezai Surroi", po luhet ndeshja Proton Cable Prizreni - Peja.
Çereku i parë i ndeshjes është mbyllur me epërsi prej 13 pikësh në favor të mysafirëve.
Skuadra e Pejë, 10 minutëshin e parë e mbylli me rezultatin 19 me 32 në favor të vetin.
______________________________________________________________________________________________________
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.