Lajmet e fundit

Peja e ka mposhtur Trepçën në basketboll, me veç një pikë më shumë.
Ndeshja u krye me rezultat 65-64, raporton Klankosova.tv.
Skuadra nga Mitrovica në pjesën e dytë u tregua më e mirë se ne të parën. Kundërshtarët e saj qëndruan në epërsi në pjesën e parë me 13 pikë më shumë, ndërsa në atë të dytën Trepça grumbulloi 12 pikë më shumë se ekipi që e mundi në fund.
Para kësaj përballjeje, verdhezinjtë të cilët ndodhen në vendin e katërt kishin gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa kampionët që mbajnë vendin e parë kishin dhjetë fitore e dy humbje.