Peja ka fituar ndeshjen e tretë vendimtare në çerekfinale të Superligës së basketbollit.
Pejanët gjunjëzuan kryeqytetasit duke i mposhtur 100 – 82 në “Karagaçi”.
Mungesën e Dardan Berishën që nuk luajti asnjë sekond e bëri të mos vërehej qendra amerikane Brandon Walters që shënoi 33 pikë.
Ai shtoi edhe 16 kërcime duke arritur dyshifrorë të dyfishtë. Peja në gjysmëfinale takohet me Ponte Prizrenin.
https://www.youtube.com/watch?v=LXMIjqINrtc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.