Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë filluar edhe dekorimet e disa qyteteve në vend.
Përveç Prishtinës, edhe në Pejë, dikush është kujdesur që të vendoset një simbol i këtij muaji.
Në qendër të sheshit në Pejë, me iniciativë të imam Abdullah Kastratit dhe me mbështetjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, në koordinim edhe me komunën, është vendosur ky simbol i Ramazanit.
Ndiqni detajet e plota, nga korrespondenti Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7”:
https://youtu.be/7iuS7QqFTnE
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.