Sonte skuadra e Pejës 03 do të zbresë në parket për një tjetër sfidë të rëndësishme në kuadër të EuroCup Women, ku do të përballet me ekipin lituanez Kibirkstis-TOKS.
Ndeshja zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, me fillim nga ora 19:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 4.
Në takimin e parë mes Kibirkstis‑TOKS dhe Peja 03 në kuadër të EuroCup Women, Kibirkstis-TOKS mori fitoren me rezultat 85-69. Pejaneve do t’u duhet të tregojnë maksimumin përballë një kundërshtari të fortë, teksa e synojnë fitoren e dytë në grup dhe të parën para publikut të vet./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.