Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në duelin e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e femrave, duke mposhtur Bashkimi me rezultat 79:62 dhe duke e zgjatur serinë finale.
Skuadra pejane reagoi fuqishëm para tifozëve vendas, duke treguar vendosmëri dhe energji të lartë për të mbajtur gjallë shpresat për titull. Ndeshja u dominua nga vendaset, të cilat arritën të krijojnë epërsi të qëndrueshme dhe ta menaxhojnë deri në fund takimin.
Figura kryesore e sfidës ishte Kiki Jefferson, e cila shkëlqeu me 31 pikë, 7 kërcime dhe 4 bllokada.
Pavarësisht humbjes, Bashkimi vazhdon të mbajë epërsinë 3:2 në seri dhe mbetet vetëm një fitore larg titullit kampion.
Ndeshja e gjashtë do të zhvillohet të dielën në palestrën Sezai Surroi në Prizren, ku pritet një përballje tjetër e zjarrtë që mund të vendosë fatin e kampionatit. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.