Peja 03 mposht Tiranën dhe kalon në finale te Ligës Unike Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultat 86:78 në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe e baraspeshuar në pjesën më të madhe të saj, me të dyja skuadrat që treguan lojë të fortë dhe rivalitet të madh.
Megjithatë, gjithçka u vendos në 10 minutat e fundit, ku pejanet arritën të bëjnë diferencën dhe të sigurojnë triumfin.
Me këtë fitore, Peja 03 siguron një vend në finale dhe tashmë pret fituesin e duelit ndërmjet Bashkimit dhe Flamurtarit.
Finalja e madhe do të zhvillohet nesër nga ora 19:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt ne Artmotion.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.