Peja 03 është shpallur kampione e Ligës së Parë të Femrave. Skuadra pejane në dy ndeshjet finale ka qenë më e mirë se WBC Bashkimi, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Sfidën e parë vashat pejane e fituan 55:50, kurse takimin e dytë në Therandë e fituan 47:53.
Peja 03 kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, ndërsa WBC Bashkimi 12 fitore e dy humbje.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.