Peja 03 ka reaguar fuqishëm në ndeshjen e dytë të finales në Superligën e Kosovës te Femrat, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 65-55 dhe duke barazuar serinë në 1-1.
Vashat pejane u paraqitën më të organizuara dhe më të vendosura në parket, duke kontrolluar ritmin e lojës në momentet kyçe dhe duke mos lejuar rikthimin e kundërshtarit.
Figura kryesore e takimit ishte Paige Powell, e cila shkëlqeu me 21 pikë dhe 10 kërcime, duke regjistruar “double-double”, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Adrienne Godbold me 15 pikë.
Në anën tjetër, Bashkimi nuk arriti të gjejë vazhdimësinë e lojës nga ndeshja e parë, duke hasur vështirësi sidomos në fazën ofensive.
Me këtë fitore, seria finale barazohet në 1-1, ndërsa dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Prizren, aty ku pritet të vendoset shumëçka për titullin kampion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.