Lajmet e fundit

Ish sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka thënë se përballja me këtë klub do të jetë shumë e veçantë për të.
Ai kishte kaluar shtatë vjet te Barcelona duke fituar 20 tituj, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve, dhe kishte shënuar 99 gola për katalunasit.
“Do të jetë e çuditshme sigurisht në fillim, por do të jetë mirë kur t’i shoh bashkëlojtarët e vjetër sërish, me të cilët kam luajtur për aq shumë vite”, tha Pedro.
“Do të jetë një lojë speciale për mua, sigurisht. Ata janë të njëjtë çdo vit. Po luajnë futboll shumë të mirë në La Liga, janë në finale e kupës po ashtu”.