Lajmet e fundit
Anësori spanjoll u duk i palumtur pas përfundimit të ndeshjes së Superkupës së Europës të cilën Barcelona e fitoi me golin e tij.

Pedro shkëlqeu të martën mbrëma në Superkupën e Europës duke i dhënë me golin e tij, në minutën e 115-të, fitoren Barcelonës.
Por, megjithëse kjo është një nga mënyrat më të veçanta për të filluar një stinor, trileri nëntë-golësh në Tbilisi u kthye në një sfidë për fansat të cilët po mundoheshin të lexonin në gjuhën e trupit nëse Pedro kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanellën blaugrana.
Festimet e Barcelonës pas përfundimit të ndeshjes mund të kenë qartësuar shumëçka. Derisa bashkëlojtarët e tij festonin triumfin, Pedro dukej të mos ishte aspak entuziast, duke qëndruar anash gjithçkaje ndodhte.
Natyrisht, kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur e komentuar nga fansat:
https://twitter.com/GeniusFootball/status/631367617568210944/photo/1
https://twitter.com/MrHuzzy_/status/631222361841356800