Lajmet e fundit
Pedro Rogriguez do të largohet nga Camp Nou; mbetet të shihet cila do të jetë data.

Vlera e transferimit të tij poshtuaj është vendosur.
Manchester United ka ofruar 25 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa Barcelona pati kërkuar 32 milionë euro, por duket se do të jetë oferta e ‘Djajve’ pesha e vërtetë e transferimit të tij.
Megjithë kundërshtimin fillestar të Luis Enriques për largimin e tij, negociatat vazhdojnë të mbeten të thjeshta.
Me peshën e transferimit pothuaj të rënë dakord, gjithçka mbetet është koha. Manchester United luan ndeshjen e parë në Premier League më 8 gusht dhe e ka me nxitim realizimin e transferimit. Van Gaal pret që largimi i Di Marias të konfirmohet në orët në vijim dhe skuadra ka nevojë për anësor sulmues.
Ndërkohë, Barcelona synon që ta mbajë Pedron deri pas Superkupës së Evropës, që katalanët e luajnë ndaj Sevillës më 11 gusht në Tbilisi.