Lajmet e fundit
Anësori i Barcelonës, Pedro Rodriguez raportohet se është pajtuar që të kalojë të kampioni anglez, Chelsea.

Spanjolli ka qenë i përfolur javët e fundit se do të largohet nga Barcelona, ndërsa për të interesim kishin shprehur Arsenal, PSG etj shkruan Goal.com
Por tash këtë betejë siç duket e ka fituar Chelsea, transmeton Klan Kosova.
Pedro është bindur që të bëjë këtë lëvizje pas bisedës telefonike që kishte me trajnerin Jose Mohurinho.
Moun për ta bindur atë e ka ndihmuar shumë edhe Fabregas, lojtar me të cilin Pedro luante te Barcelona dhe po ashtu në kombëtaren spanjolle.