Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Spanjës mendon se portugezi është njeriu i duhur për të ndërruar rrjedhën e zhvillimeve në Stamford Bridge pas fillim-sezonit të dobët.

Pedro është i bindur se Jose Mourinho ka potencialin e nevojshëm për ta rikthyer Chelsean në krye të tabelës.
Skaudra nga Stamford Bridge ka pasur start të dobët këtë edicion dhe renditet e 12-ta në ligë, me vetëm tre fitore nga nëntë përballje.
Mourinho ka pranuar kritika të mëdha për paraqitjet e dobëta të skuadrës, por Pedro beson se ai është njeriu i duhur për të ndërruar rrjedhën e zhvillimeve.
“Ai është menaxher i mirë, më i miri që mund të kemi”.
“Mou u jep vetëbesim lojtarëve, gjë shumë me rëndësi”.
“Ai do që skuadra të ketë fuqi në sulm, por edhe të jetë e mirë në mbrojtje”.