Lajmet e fundit

Anësori i Chelseas, Pedro Rodriguez ka thënë se nuk ka në plan që të largohet nga Stamford Bridge.
Spanjolli ka thënë se i mungon ish-skuadra, Barcelona, që e la për të kaluar në Chelsea.
28 vjeçari në sezonin e parë në Premier League ka realizuar shtatë gola në 29 ndeshje.
“Ka qenë sezonë e vështirë për të gjithë ne.”
“Ishte situatë e vështirë. Paramendojeni – arrini këtu dhe mendoni se gjithçka do të shkojë mirë, debutova me gol, por që më pas filloi një dinamikë negative. Në e gjetëm vetën në rënie dhe më pas ndryshuan gjërat”, ka thënë Pedro, transmeton Klan Kosova.