Lajmet e fundit
Mesfushori ofansiv nuk do që të ngrohë stolin siç bëri sezonin e shkuar, ndaj ka vendosur të largohet nga skuadra katalane.

Pedro Rodriguez ka vendosur të largohet nga Barcelona.
Spanjolli, megjithëse rinovoi kontratën këtë verë, nuk ishte i kënaqur me kohën të cilën pritej të kishte sezonin e ardhshëm, prandaj ka kohë që është i lidhur me një kalim tek Manchester United.
Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i klubit të fëmijërisë së Pedros, Jaime Lorenzo.
“Para disa ditësh nëna e Pedros më ka treguar se ai do të transferohet në Angli”.
“Mendoj se do të ishte sfidë për të, por do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur”.
Pritet që largimi të bëhet këtë afat kalimtar për një shifër prej 30 milionë eurove, por nuk dihet nëse spanjolli do të paraqitet në ndeshjen e Uefa Super Cup ndaj Sevillas.