Lajmet e fundit

Anësori i ri i Chelseas, Pedro Rodriguez ka thënë se vendimi për të kaluar në Chelsea dhe jo në Manchester United, ishte i duhur.
Spanjolli ka kaluar në Stamford Bridge befasisht, pasi që të gjithë prisnin që ai të kalojë në United.
“Vendim i duhur. Të gjithë më kanë pritur mjaftë mirë që nga fillimi. Kjo e ka bërë të lehtë adaptimin tim këtu”, ka thënë Pedro.
“Mohurinho të trajton si anëtar të familjes. Ai brengoset për për lojtarët, vazhdimisht pyet për të gjithë”
“Pash se gjërat nuk po përparonin tek United, kështu Chelsea u treguan më të matur, prandaj dhe jam këtu”, ka thënë Pedro, transmeton Klan Kosova.