Lajmet e fundit

Pedro Rodriguez duket se i ka rënë pishman që verën e kaluar kaloi në Chelsea.
Sipas Goal.com spanjolli ka shfaqur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë, gjë e cila është diskutuar edhe me presidentin e klubit katalonas.
Pedro një vit më parë kishte nënshkruar për Chelsean, pasi deri atëherë krejt karrierën e kishte kaluar në Barcelonë.
Pas dështimit që të ketë ndikim në Stamford Bridge, ku shënoi vetëm tetë gola në të gjitha garat ai po kërkon rikthimin te Barcelona, transmeton Klan Kosova.