Lajmet e fundit
Spanjolli kompletoi transferimin e tij tek Chelsea për 21 milionë funte këtë verë, por ka thënë se nuk do të festojë nëse shënon ndaj Barçës.

Pedro thotë se pas kalimit të tij tek Chelsea do t’i mungojë Lionel Messi.
Spanjolli u largua nga Barcelona në gusht, duke ju bashkuar bluve për 21 milionë funte.
Duke qenë se shumicën e viteve të karrierës ka luajtur em Messin, Pedro thotë se mungesa e tij do të vërehet tek ai.
“Do të më mungojë Messi”.
“Ai është bashkëlojtar dhe njeri i shkëlqyer. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë dhe ai më njeh mirë”.
“Ishte ndjenjë e çuditshme kur vesha fanellën e Chelseat dhe mospasja e miqve në krah”.
“Fatmirësisht disa nga ta i kam në kombëtare”.