Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll të mërkurën luan ndeshjen e fundit në fanellën blaugrana.

Në parim, asgjë nuk është organizuar nga klubi, por Pedro Rodriguez mund të përshëndetet në një ceremoni, para ose pas ndeshjes në kuadër të Trofeo Gamper.
Fansat e tij me siguri duan që ta përshëndesin lojtarin nga Ishujt Kanare, që ne qetësi dhe pa bërë shumë zhurmë është duke pritur rezultatin e bisedimeve mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit, për transferimin e tij në Premier League.
Të mërkurën mbrëma ai pritet që të luajë ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, në fanellën katalane.
Megijthëse Enrique ka luftuar që ta mbajë në skuadër, Pedro ditë më parë vendosi që për të do të ishte më mirë që të largohej diku ku mund të ketë rol më vendimtar. Normalisht, nuk ishte vendim i lehtë për spanjollin, pasi për të nuk ka klub tjetër si Barcelona.
Megjithatë, me treshen e madhe MSN në top-formë, kishte pak gjasa që ai të luante si titullar në ndonjë ndeshje të madhe.