Pedri ka hyrë në e historinë e Barcelonës, duke thyer një rekord të vjetër të mbajtur nga legjenda Lionel Messi.
Arritja e rëndësishme erdhi gjatë fitores ndaj Osasuna, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, transmeton Klankosova.tv.
Pedri arriti një moment historik gjatë fitores 2-1 në stadiumin El Sadar, duke regjistruar zyrtarisht startin e tij të 200-të me Barcelonën. Me këtë paraqitje, ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që arrin këtë shifër, në moshën 23 vjeç e 159 ditë.
Sipas mediave spanjolle, transmeton klankosova.tv, ai tejkaloi rekordin e mëparshëm të Messit, i cili kishte arritur 200 ndeshje si titullar në moshën 23 vjeç e 227 ditë, si dhe shifrën e vendosur më herët nga Xavi Hernandez.
Konsistenca e 23-vjeçarit është edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh konkurrencën në mesfushë, ku bëjnë pjesë edhe emra si Gavi.
Flick e konsideron Pedrin si një element kyç të sistemit të tij, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm për shkak të cilësive teknike dhe ndikimit në lojë.
Megjithatë, zhvillimi i shpejtë i talenteve të rinj si Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi lë të hapur mundësinë që rekordi i tij të sfidohet në të ardhmen.
Ndikimi i Pedrit në këtë sezon reflektohet edhe në statistika.
Ai ka zhvilluar 26 ndeshje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tetë asistime.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.