Pedri është tallur me bashkëlojtarin e tij te Barcelona dhe Spanja, Lamine Yamal, pas huqjes së penaltisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.
Yamali dështoi nga pika e bardhë duke gjuajtur dobët e që s’ishte fare problem për portierin Bart Verbruggen.
Sidoqoftë, spanjollët kaluan në gjysmëfinale të Ligës A të Kombeve pasi lojtarët tjerë të kampionit evropian i konkretizuan penaltitë e tyre.
"Çfarë i thashë Lamine Yamalit pas gabimit? Asgjë, thjesht që penalltia ishte vërtet e keqe”, ka thënë Pedri.
"Por gjithsesi, mendoj se ai është një lojtar që mëson nga këto gjëra, nuk e lejon presionin ta ndikojë, dhe e dini, duhet ta marrësh gjuajtjen për të mundur të gabosh."
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.