Një situatë shqetësuese ngjau sot në në Qendrën Klinike Universitare, ku saktësisht në Pediatrinë e re, për 40 minuta nuk pati energji elektrike.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, një nënë në kushte anonimiteti, e cila e ka fëmijën me intubim në trajtim e sipër aty, ku sipas saj për aq kohë nuk funksionuan as gjeneratorët.
"Më është dashur të alarmoj për këtë rast. Unë e kam fëmijën tim të intubuar aty dhe siç e dini pa rrymë pajisjet nuk funksionojnë, as 1 orë s'e mban pa rrymë".
Madje ajo pohoi se u desh me patjetër intervenimi i policisë, në mënyrë që gjithçka t’i kthehej normalitetit nga kjo situatë, transmeton klankosova.tv.
"E kemi thirrur edhe KEDS-in, por ata nuk përgjigjeshin. E kemi thirrur më pas policinë edhe përmes tyre e kemi thirrur KEDS-in. Tek pastaj, pasi e kemi alarmuar situatën, kanë reaguar edhe rryma është lëshuar".
"Çdo herë në këso raste po duhet me reagu që pastaj këta me vepru", u shpreh ajo për Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me personat kompetentë lidhur me këtë rast.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.