Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se së shpejti në bashkëpunim me Bankën Botërore do të nënshkruhet marrëveshja për një grant në vlerë 10 milionë euro për investime në ujitje.
Peci, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, folën për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Peci, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.