Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se në fshatin Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës do të ndërtohet një digë për ujitjen e tokave bujqësore në vlerë 300 mijë euro.
Sipas Pecit, punimet për këtë digë do të nisin brenda pak javëve, pasi siç tha ai, procedurat tenderuese janë në fazën finale.
“Përmes kësaj dige do të kyçen në sistem të ujitjes 570 hektarë tokë bujqësore. Pas qasjes në ujitje të këtyre tokave në bazë të një analize pritet që prodhimtaria të trefishohet”, tha Peci, transmeton Klankosova.
Tutje, ai tha se ky investim kapital është më i rëndësishmi për sektorin e bujqësisë që nga paslufta.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.