Lajmet e fundit

Pearl Jam, njëri ndër rok grupet më të famshme të botës ka 25 vjet që bën muzikë. Ata e kanë shënuar ditëlindjen e tyre me një koncert në Greenville në Karolinën e Jugut duke performuar të gjitha këngët e albumit të tyre të dytë “Vs”.
Kjo është hera e parë që grupi i ka interpretuar në tërësi të gjitha këngët e albumit. Ky album i vitit 1993, është i dyti pas “Ten”, e përmban 11 këngë.
Pearl Jam ishte themeluar në vitin 1990 ne Seattle në Uashington. Që nga formimi, grupi ka katër anëtarë Eddie Vedder që është edhe lokalisti, Mike McCready kitaristi kryesor, Stone Gossard dhe Jeff Ament, basisti. Ndërsa, fare më vonë në vitin 1998, grupit iu është bashkuar edhe bateristi Matt Cameron, transmeton Klan Kosova.