Lajmet e fundit

Përpos shkuarjes në rinumërim të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit në tërë Kosovën, vendin e pret edhe një tjetër proces, ai i zgjedhjes së presidentit.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavil Haliti ka propozuar se ky post i takon subjektit politik ku ai bën pjesë, transmeton Klankosova.tv.
Opinionisti Zejnullah Jakupi, në Klan Kosova, tha se roli i presidentit i takon personit më të duhur, pra një figurë simbolike që do të duhet të ketë integritet dhe besueshmëri.
Sipas tij, ka shumë figura që i kanë këto veti, duke theksuar se presidenti mund të vijë edhe nga PDK.
Analisti politik, Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today”, deklaroi se ish-opozita duhet të dalë me një qëndrim, para se të vijë çështja e presidentit.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: