Lajmet e fundit

Dimitri Payet është një nga futbollistët më të kërkuar këtë verë. Paraqitjet e tij me West Ham United si dhe me Francën në Euro 2016 kanë bërë që ai të vështrohet nga shumë menaxher të klubeve.
Real Madrid është një nga skuadrat që pretendon ta ketë francezin në përbërje sezonin e ri.
Por është trajneri nga Premier League, Harry Redknapp ai i cili insiston në vazhdimësi se Payet nuk do të largohet.
“Nuk mendoj se ata do ta shesin atë. West Hama k stadiumin e ri tash me 60 mijë ulëse, Stadiumin olimpik.”
“Kurse Payetin tifozët janë duke e dashur, ndoshta më i parapëlqyeri prej kohës së Paolo Di Canio”, ka thënë Redknapp, transmeton Klan Kosova.