Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Real Madridit ka thënë se emërimi i francezit në krye të bankës së Los Blancos u bë në kohën e duhur.

Zinedine Zidane u bë trajner i Real Madridit në kohën e duhur, mendon Francisco Pavon, ish mbrojtës i skuadrës.
Pavon dhe Zidane kanë luajtur së bashku si Galacticos - skuadra që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2002.
Zidane u caktua në postin e trajnerit të Real Madridit pas shkarkimit të Rafa Benitez, që skuadrën e drejtoi për vetëm gjashtë muaj.
"Zidane është trajneri ideal për skuadrën".
"Ai ishte lojtar magjik dhe bashkëlojtar i shkëlqyeshëm. Gjithmonë ishte i tillë".