Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Kjo përballje do të jetë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Drejtësinë në "Fadil Vokrri" do ta ndajë gjyqtari çek Pavel Kralovec.
Ndërkaq, asistentët e tij do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, po ashtu nga Çekia.
Gjyqtari i katërt do të jetë Miroslav Zelinka.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.