Sipas një studimi të fundit, frika e lëndimeve të trurit, ka penguar shumë prindër që fëmijët e tyre të zgjedhin të luajnë futboll.
Kjo pas publikimeve të disa hulumtimeve rreth asaj se si mund futbolli të jetë i rrezikshëm, njofton Klan Kosova.
Si rezultat në SHBA rezulton se regjistrimi i fëmijëve në futboll ka rënë në 6.6 për qind në dekandën e fundit, tregojnë të dhënat nga Federata Kombëtare e Shoqatave të Shkollave të Larta Shtetërore.
Por ata që ende luajnë sportin, janë gjithnjë e më shumë studentët me të ardhura të ulëta.
Sipas ekspertëve në analizat e fundit të bëra në SHBA, studentët e varfër kanë më shumë gjasa të luajnë futboll, pavarësisht shqetësimeve të lëndimeve të trurit.
Arsyeja se ky sport është kaq i vlefshëm për ta është fakti se futbolli ende është sporti që është më popullor në Amerikë, që po fiton më shumë para nga shkollat e mesme dhe kolegjet, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.