Lajmet e fundit

Lidhjet politike me Rusinë i këputën që nga viti 1991, kur vendet baltike u pavarësuan nga Bashkimi Sovjetik.
Megjithatë, Letonia, Lituania dhe Estonia mbetën të varura nga fqinji i tyre i madh për sa i përket energjisë, njofton Klankosova.tv.
Por pas 35 vitesh, edhe kësaj varësie i erdhi fundi.
Vendet e vogla baltike bënë një hap të madh drejt pavarësisë së tyre energjetike, pasi këtë fundjavë pritet të ndërpresin të gjitha lidhjet e tyre me rrjetin elektrik të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke u shkëputur përfundimisht nga sistemi sovjetik.
Ndiqni materialin e zgjeruar, në videon e mëposhtme: