Lajmet e fundit
Ylli i ri francez është i interesuar ta veshë fanellën e gjigantit bavarez, por për të e interesuar është edhe skuadra nga Westfalenstadion

Bayern Munich është afër finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Stuttgart, Benjamin Pavard, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmund.
Talenti 22-vjeçar preferon të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që mund t'ia ofrojnë të dy klubet, megjithëse konkurrencën për pozitë do ta kishte më të dobët tek BVB.
Por raportet thonë se Pavard preferon bavarezët, ku pozitë të sigurt mund të ketë nëse Jerome Boateng largohet, duke ia mundësuar kalimin në mesfushë Joshua Kimmich.