Lajmet e fundit

Mesfushori i Barcelonës, Paulinho, e ka konfirmuar që e ka një ofertë për t’u kthyer në Superligën Kineze.
Ai iu bashkua katalunasve gushtin e kaluar nga Guangzhou Evergrande, por pavarësisht performancave mbresëlënse në Camp Nou, 29 vjeçari është lidhur me një rikthim te ish-skuadra e tij.
“Do të shkoj në Barcelonë që të flas me përfaqësuesit e mi për këtë çështje”, iu ka thënë Paulinho reporterëve pas çerekfinales së Kupës së Botës, që kombëtarja e tij Brazili e humbi nga Belgjika.
“Kam një ofertë nga Kina dhe nga një klub tjetër, ndonëse nuk është e sigurt që do të shkoj. Duhet që të flasim”.