Konkurrenti më i ri i Big Brother VIP Kosova, Pauli, u shpreh se është loja e tij që banorët të mos e kuptojnë fare se cila është loja e tij.
Pauli, mes tjerash, u shpreh se është e kuptueshme me u shfaqë i heshtur që t’i njoh më mirë banorët e që pastaj të dijë se ku të reagojë e ku jo.
“Loja ime është që asnjë këtu se unë çfarë ide të lojës kam dhe sa më gjatë me shku kjo punë është më mirë për mua. Në momentin që e kuptojnë idenë e lojës aty lojë më nuk ka”, u shpreh Pauli.
Në pyetjen e vazhdueshme të Gresës se cila është loja e tij, Pauli u shpreh shkurtimisht 'ti s'do ta kuptosh kurrë'.
Për më shumë detaje nga përgjigja e tij, klikoni në videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=7hvAybIP-mI
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.