Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo i Real Madrid dhe Jose Mohurinho i Chelseas do të ishin nënshkrime ideale për Paris Saint-Germain, ka thënë legjenda e këtij klubi, Pauleta.
Ronaldo ka qenë i përmendur disa herë për një kalim në Parkun e Princave, kurse tash e ardhmja e Mohurinhos tek Chelsea është vënë në dyshim duke pasur një fillim të dobët në sezonin e ri.
Pauleta i ka përshkruar të dy bashkombasit e tij si nënshkrime të përkryera për klubin nga Ligue 1, ndërsa ka shtuar se Ronaldo do të mund ta donte jetën në Paris.
“Ronaldo dhe Mohurinho, ide e mirë për PSG-në. Sidomos për Ronaldon do të ishte mirë sikur të kalonte dy ose tre sezone aty”.
Pauleta ka qenë njeriu që ka mbajtur rekordin si golashënuesi më i mirë i klubit deri të dielën, por me dy golat e tij kundër Marseille, këtë rekord tash e mban Zlatan Ibrahimovic”.
Ndërsa i pyetur se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Ibrahimovic, ai është përgjigjur se do të zgjidhte bashkëkombësin e tij, i cili është edhe kapiten i Portugalisë, transmeton Klan Kosova.