Kjo mund të jetë njëra ndër betejat më të rëndësishme ligjore në fushën e muzikës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sir Paul McCartney do ta padisë kompaninë Sony, për një album të bendit të viteve të 60-ta The Beatles.
Ai i është drejtuar një gjykatë të Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që t’i rimarrë të drejtat e publikimit të disa prej këngëve më klasike të grupit.
McCartney ka provuar që t’i marrë këto të drejta që në vitin 1980-të, kur Michael Jackson i kishte bërë ofertë që t’i blinte ato.
Çështja gjyqësore e Paul e ngritur në një gjykatë në Manhattan, bazohet në atë që njihet si fundi i të drejtave të autorit.
Sipas këtij ligji, krijuesve të veprave artistike iu njihet e drejta për t’i pasur nën pronësi ato pasi ka kaluar një kohë e gjatë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.