Paul McCartney po e sjellë në Netflix librin e fëmijëve të tij!
Ikona e grupit muzikor Beatles do të prodhojë dhe kontribuojë me këngë në një përshtatje me metrazh të librit të tij të vitit 2005 “High in the cloud”.
Historia origjinale ka të bëjë me “një ketër adoleshent imagjinar të quajtur Wirral, i cili e gjen veten të tërhequr në një bandë trazirash të rebelëve adoleshentë që jetojnë lart në retë pasi ai antagonizon aksidentalisht bufin Gretsch, udhëheqësin tiranist (dhe këngëtarin përrallor!), i cili e vjedh zërin e secilit që tenton ta rrëzojë nga froni.
Ky projekt do të realizohet nën regjinë e Timothy Reckart.
“Jemi të emocionuar për partneritetin me Netflix. Ata plotësojnë ekipin tonë të mahnitshëm me Gaumont dhe mendojmë se askush me mirë se ata nuk mund t’ua servojë këtë film audiencës globale”. Gjithmonë i kam dashur filmat e animuar dhe ky është një projekt me pasion të jashtëzakonshëm për mua. Mezi pres që bota ta sheh”, ka thënë Paul në një deklaratë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.