Lajmet e fundit

Lojtari i Red Bull Salzburg, Patson Daka, e ka konfirmuar se ai do t'i bashkohet Leicester City-t.
Sulmuesi zambian pritet të bëhet pjesë e Premier Ligës, atë ai e quajti një ëndërr të tij, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Daka ka qenë në kontakt me Tottenham dhe Liverpool javët e fundit për transferimin e tij të mundshëm, por Leicester ka fituar garën për nënshkrimin e tij, pasi e ka bindur Zambianin se ata mund t'i ofrojnë atij më shumë shanse në ekipin e parë.
Salzburg pritet të marrë prej rreth 30 milionë euro nga transferimi i Dakas.