Lajmet e fundit

Arsene Wenger ditë më parë ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga pozita e trajnerit të Arsenal.
Kjo ka bërë që nga ai moment të ketë spekulime se kush do të jetë pasues i tij.
Njëri prej tyre, Patrick Vieria, ka thënë se do të ishte gati për të marrë për këtë pozitë nëse do të kishte një ftesë nga drejtuesit e Arsenal, gjë që ka thënë se nuk ka ndodhur ende.
“Nëse pyetja është a jam gati, atëherë, po, i gatshëm jam”.
Kur është pyetur më pas nëse ka vënë ndonjë kontakt me dikë brenda Arsenal, ish mesfushori i topçinjve, është përgjigjur.
“Sinqerisht dhe shumë seriozisht, jo”./Klan Kosova/