Katër vjet më parë, Patrick Schwarzenegger, mori disa këshilla që ia ndryshuan jetën, nga babai i tij Arnold Schwarzenegger, transmeton Klan Kosova.
Aktori 25 vjeçar shfrytëzoi Instagramin, për të treguar se jeta e tij ndryshoi për të mirë, pasi ndaloi konsumimin e marihuanës.
Katër vite më parë, Arnold e ndëshkoi vendimin e tij për të konsumuar marihuanë, duke i thënë: “Jeta është kaq e mirë. Unë jam i lartë në jetë. Unë nuk dua asgjë që do të më çojë jashtë jetës time të mahnitshme. Të jesh i lartë në jetë është më e mirë se çdo gjë tjetër”.
Këto fjalë të Arnoldit, kishin një ndikim të thellë tek biri i tij, i cili që nga ajo ditë nuk e konsumon më marihuanën.
“Nuk kam tymosur që atëherë”, ka thënë Patrick.
Schwarzenegger punon si aktor dhe është ka nënshkruar kontratë për LA Models.
Ai u diplomua nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në 2016 dhe ishte i lidhur me Miley Cyrus për një periudhë gjashtëmujore nga 2014 në 2015.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.