Bshkësia Shqiptare me seli ne Düsseldorf të Gjermanisë, mbrëmë, me një program kulturor shënoi 550-vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Nga i gjithë programi, për të cilin duhet përgëzuar organizatorin, ishte një pikë e veçantë, madje shumë e rrallë në këso rastesh, hapja e ekspozitës së librave të vjetër nga autorë shqiptarë e europianë,që nga viti 1596.
Ishte ky koleksioni i i londinezës së kujdesshme dhe të pasionuar pas figurës së Skënderbeut, Patricia Nugge, e cila edhe pse e moshuar, kishte ardhur pa përtesë nga Londra në Düsseldorf bashkë me një pjesë të librave treqindvjeçarë.
E lodhur nga udhëtimi dhe nga mosha, me shkopin e saj dhe me ndihmën e zonjës së ambasadorit shqiptar në Danimarke K.Robo, Patricia Nugee, u ngjit në skenën e sallës ku po mbahej manifestimi, duke reflektuar nga sytë e saj pasionin e madh për figurën e Skënderbeut. Duke iu drejtuar publikut shqiptar dhe gjerman, z. Nuge, ndër te tjera tha se nuk dua të flas këtu për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, pasi unë nuk jam një historiane, por thjeshtë një koleksioniste, e pasionuar për librat që kanë shkruar autorë të vjetër shqiptarë, italianë, spaniollë, poertugezë, gjermanë, anglezë, francezë etj, qofshin ata historianë, shkrimtarë, filozofë apo publicistë të kohës, të cilët i ka tërhequr figura dhe epoka e tij.
