Lajmet e fundit

Mediat italiane raportojnë se Sunderland ka filluar bisedimet me ish-sulmuesin e Milan, Alexandre Pato.
Braziliani aktualisht është duke luajtur në Brazil në ekipin Corinthians, ndërsa ka kaluar dy sezone ne Sao Paolo duke gjetur formën e shënimit të golave.
Deri sa ishte ne Milan ai konsiderohej si njëri nga talentët me premtues në futbollin botëror, por që më pas kishte një rënie.
Sunderland ka ofruar pesë milionë euro për Paton vetëm që ta ketë ne skuadër, ndërsa interesim për të kishte shprehur edhe Lazio, transmeton Klan Kosova.