Lajmet e fundit

Alexandre Pato, thotë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Chelsea’s përderisa po përgatitet që të luajë për këtë ekip.
26 vjeçari që po qëndron në Londër për momentin, ka thënë se ky transfero shumë shpejtë do të finalizohet.
“Jam shumë i lumtur. Të jem këtu është ëndrra ime. Chelsea është shtëpia ime e re. Faleminderit ekipit për mbështetjen që më ka dhënë. I falënderoj fansat për përkrahjen që më kanë dhënë në Instagram, Twitter dhe Facebook”.
“Kam nevoje të luaj. S’di çfarë të them se jam shumë i lumtur, dhe shumë i entuziazmuar për ndeshjet e ardhshme. Me të vërtetë dua të jem pjesë e Chelsea’s”.
Pato ka kaluar në Milan 5 vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2012, para se të rikthehej në Brazil për të luajtur për Corithians në vitin 2013.