Lajmet e fundit

"Në aspektin e sigurisë ka pasur stagnim të jashtëzakonshëm, sepse aleatët tanë kanë humbur besimin me shtetet e tjera, me të cilat mund të komunikojnë në mënyrë profesionale. Kosova ka një partner të besueshëm me të cilin pajtohesh sesi duhet të funksionojë sistemi i sigurisë. Kosova është një shtet i vogël, dhe ne kemi punuar për vite të tëra për të ndërtuar dhe konsoliduar sistemin e sigurisë. Ky sektor nuk ka pasur nevojë të politizohet, por është politizuar 100%, dhe këtu ka pasur shkarje", tha Kabashi-Ramaj në Klan Kosova.