DJ i njohur, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling u gjet i vdekur në atë që u tha se ishte vetëvrasje në muajin prill të vitit 2018, në afërsi të Muskatit, Oman.
Tani, pasurinë e tij në vlerë prej 25 milionë eurosh do ta trashëgojnë prindërit e tij – Anki Liden dhe Klas Bergling.
Sipad dokumenteve ligjore që i ka siguruar Billboard, Avicii, para vdekjes, nuk kishte lënë asnjë testament. Në ndërkohë, sipas ligjeve të Suedisë, gjithë pasuria që Avicii ka krijuar do t’i takojë prindërve të tij pasi ai nuk ishte i martuar as nuk ishte prind.
Prindërit e DJ-it të njohur do të marrin gjithë paratë që mbesin pas pagesës së të gjitha taksave.

Bergling ishte shumë bamirës gjatë karrierës së tij profesionale. Në vitin 2011, ai e kishte themluar House For Hunger, duke dhurau 1 milion dollar përmes shitjes së biletave për Feeding America.
Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 1 milion euro për shoqatën e bamirësisë së Suedisë “Radiohjalpen” dhe 60,000 dollarë për Fondacionin FEED.
Avicii ka punuar edhe për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar përhapjen dhe për të rritur mundësitë e kujdesit për ata që jetojnë me HIV dhe AIDS.
Prindërit e DJ-it të njohur suedez kanë riorganizuar uebfaqen e tij zyrtare si një tabelë kujtese ku edhe me sa duket kanë miratuar që piano e tij Steinëay të dhurohet në Muzeun e Stockholm.
Sfidat e yllit me famën dhe jetën janë dokumentuar në filmin Avicii: True Stories.
https://www.youtube.com/watch?v=cHHLHGNpCSA