Lajmet e fundit

Çështja e trashëgimisë, që në vazhdimësi ka nxitur debat publik në Kosovë, është diskutuar sot në Klan Kosova.
Teologia Ikballe Huduti dhe avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, janë përplasur për ndarjen e pasurisë në familjet kosovare, mes motrave dhe vëllezërve.
Gashi – Bytyqi i quajti për keqardhje rastet kur nëpër gjykatat në vend, nëj vëlla tenton t’ia cenojë të drejtën motrës së tij, raporton Klankosova,tv
“Për keqardhje është kur shoh që ka motra e vëllezër, sidomos vëllezër, që përbëjnë përpjekje maksimale t’ia cenojnë të drejtën e domosdoshme motrës. Vajza ime është në pjesë të barazbarta me djemtë e mi."
Për këtë qëndrim të saj, Huduti i reagoi ashpër, megjithëse pajtohet se duhet të ndahet hisja – ashtu siç ka vendosur edhe ajo vet tash.
“Unë nuk e kam marrë hisen, për fat të keq. Por para 15 viteve, e kemi nda gojarisht. Nuk kemi pasuri aq të madhe. As 5 metër katror nuk më takon te vëllai im. Por për shkak të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë që e kam te Zoti, para dy dite unë e kam pa që vëllezërit veç me gojë e kanë dhanë hisen. Para tri dite, u inspirova nga një këngë, dhe më trokiti diçka. Askush nga të tre vëllezërit s’po lëvizin. Unë e futa në procedurë dhe e fillova këtë punë. Por dua që ta filloj fushatën, duke filluar nga vëllezërit e mi. Unë si një muslimane, si një shqiptare që jam”, – u shpreh teologia në emisionin ‘Ora Shtatë’.
Por, një gjë e tillë Huduti thotë se duhet të ndodhë me sheriat, e jo me legjislacionin në fuqi në Kosovë, siç i referohej avokatja.
Gashi – Bytyqi i tha se “Ligji i parasheh të barabartë, edhe djemtë, edhe vajzat. Pastaj sa arrihet brenda familjes kjo që ta kalojë më mirëkuptim, kjo është diçka tjetër”.
Huduti: Unë nuk pajtohem me këtë 50/50 sepse unë i hy në hak vëllait tim.
Avokatja: Ti i hyn në hak nëse flet me të drejtën e sheritatit
Huduti: Unë e praktikoj sheriatin. Unë kam me vdekë dhe kam me shku. Ata po duan ta ndajnë me sheriat, por po e zhagojnë sepse unë nuk kam insistu shumë. Po insistoj me marrë, sado me qenë. Çka nëse unë nuk dua ta marr hisen sipas ligjit në Kosovë, sepse mu ky ligj nuk më pëlqen. Dua ta marr hisen, por feja më mëson që nuk bën gjysmë për gjysmë. /Klankosova.tv