Lajmet e fundit

Javier Pastore nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain deri në përfundim të sezonës, kështu ka deklaruar agjenti i tij, i cili ka thënë se një largim është i pamundshëm.
Ardhja e Di Maria në Parkun e Princave, thuhet se ka bërë që lojtari të fillojë të mendojë një largim, ai verën që shkoi ka qenë i lidhur me një kalim në Juventus.
Por që interesim për të ka pasur edhe Bayern Munich dhe Chelsea.
“Nuk ka gjasë për të ndodhur një largim”, ka thënë Simonian.
Pastore ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2019, pasi ka nënshkruar kontratën e re në janar të këtij viti, transmeton Klan Kosova.