Zyrtarët rusë kanë raportuar se një vajzë 16-vjeçare ishte vrarë në një sulm ukrainas në qytetin e Belgorodit.
Tani, kryetari i Belgorodit, Valentin Demidov ka shpërndarë disa fotografi, ku pasqyrohen pasojat e këtij sulmi me raketa, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ne bashkëndjejmë me familjen e vajzës që vdiq sot si pasojë e granatimeve të Belgorodit nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar ai në Telegram.
Ai tha se katër shtëpi u dëmtuan në sulm, së bashku me tetë makina dhe tre ndërtesa të larta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.