Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Rama-Ago ka ndarë me publikun pasionin e saj për gatim.
Në emisionin “Ora e Pasdites”, Vesa rrëfeu se gatimin e ka pasion qysh nga fëmijëria, transmeton Klankosova.tv.
“Me kalimin e kohës e kam perfeksionuar, dhe mendoj që gatuaj shumë mirë. Jam e mirë sidomos në gatime tradicionale, por edhe në ëmbëlsira”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova.
Vesa është mjaft e njohur edhe në platformën e TikTok-ut, në të cilën ndanë pjesë nga ushqimet që i përgatit, dhe për këtë merr mbështetje të madhe nga përdoruesit e këtij aplikacioni.
Ndër të tjera, gazetarja përgjatë emisionit përgatiti edhe një ëmbëlsirë të shijshme e të shpejtë.
https://www.youtube.com/watch?v=4m66LGGCJyo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.